“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë
Islandezët votojnë në 29 gusht në një referendum nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe nisi negociatat një vit më vonë, por procesi u pezullua në vitin 2013. Në vitin 2015, Reikjaviku njoftoi se nuk dëshironte të konsiderohej më vend kandidat, pa e tërhequr zyrtarisht aplikimin. Një votë pro do të kishte rëndësi jo vetëm për Islandën, por edhe për BE-në dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. Islanda, me rreth 400 mijë banorë, është tashmë pjesë e zonës Schengen dhe e Zonës Ekonomike Evropiane, ndaj zbaton një pjesë të madhe të rregullave të tregut të përbashkët të BE-së. Nëse negociatat do të rifillonin, kjo mund të ndikonte veçanërisht te Norvegjia, e cila...
Burimi:
javanews.al