Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos t’i japë kohë palëve deri në datën 30 nëntor
Parlamenti miratoi shtyrjen e mandatit për komisionin e Reformës Zgjedhore deri në 30 nëntor. Edhe pse vendimi është konsensual mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ai u votua vetëm nga mazhoranca, pasi demokratët kanë vendosur të bojkotojnë seancat plenare deri në fund të sesionit. Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit në tetorin e vitit të kaluar dhe në 9 muaj nuk arriti të miratojë asnjë ndërhyrje ligjore. Të dy palët u treguan të kujdesshme dhe në këto muaj punuan vetëm për projektligjin “Për financimin e partive politike”, i cili është kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por miratimi i këtij ligji do të ngelet për sesionin e ri që nis në shtator. Sot në seancë plenare u miratuan 9 projektligje. Gjatë votimit...
Burimi:
vizionplus.tv