‘Shtrëngoni rripin e buxhetit familjar…’/ Teliti: Qeveria thotë ‘bëj si them unë, mos bëj siç bëj unë!

‘Shtrëngoni rripin e buxhetit familjar…’/ Teliti: Qeveria thotë ‘bëj si them unë, mos bëj siç bëj unë!

‘Bëj si them unë,  mos bëj siç bëj unë’. Kjo është fraza që nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës , Dorjan Teliti, komenton situatën e krijuar në vend lidhur me masat e marra nga ana e qeverisë për rritjen e çmimeve. Në rrjetin e tij social Facebook, Teliti ka ndarë një video ku argumenton se si duhet vepruar për kapërcimin e krizës ekonomike dhe jo sipas tij, qeveria t’i kërkojë qytetarëve shqiptarë të shtrengojnë ‘rripin e buxhetit të tyre familjar’.