“Shtetpushteti politik i Edi Ramës”/ Imuniteti i Ballukut, Balliu: Sot ra shteti ligjor

“Shtetpushteti politik i Edi Ramës”/ Imuniteti i Ballukut, Balliu: Sot ra shteti ligjor

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të PS për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut që SPAK ta arrestojë. Sipas tij, sot u faktua rënia e shtetit ligjor, sepse rëndësi ka vetëm shtet partia, shtetpushteti politik i Edi Ramës. Reagimi: Sot Edi Rama nga Kuvendi mori një vendim që përfaqëson një goditje të rëndë ndaj shtetit ligjor. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e një individi apo të një ministreje, por për mbrojtjen e vetë pushtetit dhe interesave të tij, pasi në çdo aferë është dora dhe urdhri i Edi Ramës. Një qeveri që në të kaluarën ka çuar në burg qytetarë për mospagimin e faturave të energjisë elektrike, sot vendos të mos lejojë arrestimin e zyrtarëve të akuzuar për vjedhjen...