Shtëpitë në ish-ndërmarrjet shtetërore, qeveria hap rrugën e privatizimit për banesat “pa letra”

Shtëpitë në ish-ndërmarrjet shtetërore, qeveria hap rrugën e privatizimit për banesat “pa letra”

Mijëra familje shqiptare që jetojnë prej vitesh në ish-banesa shtetërore apo objekte të kthyera në banesa nga ish-ndërmarrjet, do të kenë tashmë një rrugë të qartë dhe të lehtësuar për t’u bërë pronarë të ligjshëm. Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi një sërë ndryshimesh thelbësore në procedurat e privatizimit, duke i dhënë zgjidhje një ngërçi disavjeçar, veçanërisht për ato objekte që nuk figuronin në regjistrat e pronësisë. Vendimi i ri saktëson rregullat për dokumentacionin, përcakton fatin e metrave katrorë shtesë dhe ofron lehtësira financiare për pagesën e vlerës së privatizimit. Zgjidhje për banesat “pa titull pronësie” Një nga pengesat më të mëdha në procesin e privatizimit ka qenë mungesa e dokumentacionit fillestar të pronësisë për shumë objekte të trashëguara nga sistemi i kaluar. Me...