SHQIPERIA ZYRTARISHT NE BORDIN E PAQES
Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria. Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama. Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar. Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen. Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë. Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump. Megjithatë aderimi i...
Burimi:
ntv.al