Shqipëria u zgjodh në krye të Forest Europe, Rama në “Flasim”: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme, flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin

Shqipëria u zgjodh në krye të Forest Europe, Rama në “Flasim”: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme, flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin

Në shënimet e kësaj jave në podklastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama ndau qëndrimet dhe vlerësimet mbi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve të fundit, duke u ndalur tek arritjet në fushën e mjedisit. “Këtë javë Shqipëria u zgjodh me votë unanime në krye të Forest Europe, Europa e pyjeve, për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia. Bëhet fjalë për platformën më të rëndësishme paneuropiane, ku janë bashkë Bashkimi Europian dhe 45 vende europiane, që adreson pikërisht fushën e pyjeve dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke iu referuar pikërisht pyjeve. Ky është një vendim që ka një domethënie dhe domethënia, ma ha mendja, është e kuptueshme për të gjithë nëse i bëjmë pyetjen vetes: a mundet vallë të mendohet se...