Shqipëria u zgjodh në krye të Forest Europe, Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme, flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin

Shqipëria u zgjodh në krye të Forest Europe, Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme, flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin

Në shënimet e kësaj jave në podklastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama ndau qëndrimet dhe vlerësimet mbi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve të fundit, duke u ndalur tek arritjet në fushën e mjedisit. Rama tha se 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kishte shumë gjueti të paligjshme, ku sipas tij flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin. “Këtë javë Shqipëria u zgjodh me votë unanime në krye të Forest Europe, Europa e pyjeve, për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia. Bëhet fjalë për platformën më të rëndësishme paneuropiane, ku janë bashkë Bashkimi Europian dhe 45 vende europiane, që adreson pikërisht fushën e pyjeve dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke iu referuar pikërisht pyjeve. Ky është një...