“Shqipëria, terren eksperimental për krimin financiar”, Këlliçi paralajmëron hetime të reja ndaj bankës online

“Shqipëria, terren eksperimental për krimin financiar”, Këlliçi paralajmëron hetime të reja ndaj bankës online

Ne një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti Belind Këlliçi u shpreh se Shqipëria po shndërrohet në një “teren eksperimental” ku krimi teston kufijtë pa u ndëshkuar, duke përfshirë edhe call center-at që zhvasin qytetarë europianë dhe jo vetëm. Ai paralajmëroi se këto aktivitete po tentojnë të institucionalizohen përmes licensimit të një banke online, duke vënë në rrezik kursimet dhe sigurinë financiare të qytetarëve shqiptarë. Deputeti deklaroi se nesër, në 18:30, do t’i drejtohet sërish Bankës së Shqipërisë me një kërkesë më të detajuar për verifikimin e këtij institucioni dhe aksionerëve të tij, duke paralajmëruar se çdo përgjigje do t’i shkojë deri në fund zinxhirit institucional dhe organeve ligjzbatuese, në mbrojtje të qytetarëve dhe parandalimit të abuzimeve financiare. Postimi: Shqipëria sot është shndërruar në...