Shqipëria, presidente e Europa e Pyjeve, Rama ironi me qytetarët:Çudi e madhe ëëë…
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga 45 vendet anëtare si Presidente e “Forest Europe” (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetin social „X“, ku ka përdorur një ton ironik ndaj akuzave të qytetarëve protestues, veçanërisht lidhur me zonën e Zvërnecit. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka vënë në dukje mbështetjen e fuqishme të shteteve si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e cilësuar këtë përzgjedhje si një sukses të rëndësishëm të diplomacisë mjedisore që rrit reputacionin ndërkombëtar të vendit. Ndërsa listonte me ironi teoritë mbi “betonizimin“, “máfian e maleve“ apo planeve imagjinare për spastrime etnike dhe zëvendësime popullatash, Rama nënvizoi se deri në vitin 2030 Shqipëria do të udhëheqë...
Burimi:
opinion.al