‘Shqipëria po projektohet nga të huajt’/ Kadiu: Revolta në shesh, kundër një modeli zhvillimi që nuk pyet qytetarët

‘Shqipëria po projektohet nga të huajt’/ Kadiu: Revolta në shesh, kundër një modeli zhvillimi që nuk pyet qytetarët

Teksa komentoi protestën e qytetarëve shqiptarë, të mbledhur për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, drejtori ekzekutiv i Citizens Channel, Lorin Kadiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, ngriti shqetësime mbi modelin e zhvillimit që, sipas tij, po i imponohet vendit. Kadiu tha se aktualisht po lexon librin “The Albanian Files”, i cili ka parathënien e kryeministrit Rama, dhe se përmes tij po kupton më shumë mbi marrëdhënien e pushtetit me arkitekturën, hapësirën publike dhe burimet natyrore. Sipas Kadiut, edhe pse një pjesë e madhe e këtyre projekteve nuk janë materializuar, libri paraqet një vizion të qartë për Shqipërinë, të cilin ai e cilësoi si...