Shqipëria notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar në Ukrainë

Shqipëria notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar në Ukrainë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e diel, 24 maj, Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë të cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë, në çdo rrethanë, të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar. Ambasadorit rus iu dorëzua një notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të...