Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!
Shqipëria ka shënuar një nga përmirësimet më të mëdha në rajon në Indeksin Evropian të Gatishmërisë 2025, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Malin e Zi, vendin që kryeson procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në vetëm katër vjet, Shqipëria është ngjitur nga 5.1 pikë në vitin 2021 në 6.7 pikë në vitin 2025, ndërsa tashmë renditet vetëm 0.1 pikë pas Malit të Zi, i cili vlerësohet me 6.8 pikë. Krahasimi i dy vendeve tregon se Shqipëria ka epërsi në treguesit me ndikimin më të madh ekonomik. Në Indeksin e Besimit dhe Stabilitetit, vendi ynë vlerësohet me 8.5 pikë, kundrejt 6.1 pikëve të Malit të Zi. Ky rezultat tregon një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për investitorët, duke forcuar potencialin për tërheqjen e...
Burimi:
javanews.al