Shqipëria në Bordin e Paqes, PS mbledh nesër Kuvendin: Miratim i marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar
Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për miratimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar. Kërkesa ka të bëjë me projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, si dhe miratimin e tij. Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste thotë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Rregulloren e Kuvendit, duke vlerësuar rëndësinë e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, në funksion të angazhimit të vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike...
Burimi:
top-channel.tv