“Shqipëria mbeti në klasë për integrimin në BE”, Berisha: Rama bllokoi procesin

“Shqipëria mbeti në klasë për integrimin në BE”, Berisha: Rama bllokoi procesin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët foli për integrimin evropian, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama bllokoi procesin. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria mbeti në klasë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar. Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte. Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Balluku. Do të ishte e padrejtë...