Shqipëria marshon e sigurtë drejt korrupsionit

Shqipëria marshon e sigurtë drejt korrupsionit

Nga Luçiano Boçi/ Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2025 të Transparency International, Shqipëria renditet me 39 pikë dhe në vendin e 91-të duke rënë 3 vende. Ajo bën pjesë në zonën e kuqe problematike. Kjo nuk është thjesht një shifër. Është diagnozë e plotë. Me 39 pikë, vendi ynë mbetet nën mesataren globale dhe shumë larg standardit europian. Rënia është dëshmi se reforma pa llogaridhënie, drejtësia selektive dhe pushteti pa kontroll prodhojnë një shtet që nuk u shërben qytetarëve, por interesave të një pakice të lidhur me pushtetin. Korrupsioni në Shqipëri nuk është më devijim administrativ. Është kthyer në sistem në krye të cilit është vetë Rama.