“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025. Në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, që sipas tij dëshmon progresin e bërë në mirëqeverisje dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.“Një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor. Për çfarë? Për transparencën buxhetore. Një vlerësim ndërkombëtar domethënës: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga partneriteti ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore. Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet...