“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore”, Rama: Nuk kam parë armiq tek ata që e duan natyrën! Detyrimi ynë për ta bërë vendin më të mirë

“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore”, Rama: Nuk kam parë armiq tek ata që e duan natyrën! Detyrimi ynë për ta bërë vendin më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale, ku ka reaguar mbi debatet e fundit për çështjet mjedisore në vend. Rama është ndalur te renditja e Shqipërisë në Environmental Performance Index 2026, duke deklaruar se vendi është renditur i pari në Ballkanin Perëndimor dhe i 46-ti nga 177 vende në botë. Sipas kryeministrit, kjo renditje tregon progresin e bërë nga Shqipëria në 10 vitet e fundit, ndërsa ai theksoi se mbrojtja e natyrës duhet të ecë paralelisht me zhvillimin ekonomik. “Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin. Por realiteti flet. Environmental Performance...