Shqipëria drejt BE-së, Rama: Proces historik, transformon shtetin dhe siguron luftën kundër korrupsonit

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Proces historik, transformon shtetin dhe siguron luftën kundër korrupsonit

Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian shkon përtej miratimit të reformave. Ai u shpreh se negociatat forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe u japin atyre fuqi të pazëvendësueshme për të vepruar. Sipas Ramës, ky proces është historik për vendin tonë. Rama: Çfarë flitet në publik është shumë e reduktuar në gjëra ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për t’u përgëzuar e gjithë skuadra e negociatorëve, ashtu sikundër është për t’u përgëzuar edhe puna e ministrave që janë më pranë këtij procesi. Ajo që vlen më shumë se...