Shqipëria dhe Holanda, drejt marrëveshjes për sigurinë/ Ministri Lamallari, takon homologun holandez në Hagë

Shqipëria dhe Holanda, drejt marrëveshjes për sigurinë/ Ministri Lamallari, takon homologun holandez në Hagë

Shqipëria dhe Holanda po punojnë për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hagë, ku u prit nga ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel. Sipas Lamallarit, palët diskutuan mbi një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive, e cila synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe operacional mes dy vendeve. Ministri shqiptar prezantoi rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmendur ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. “Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër...