Shqipëria dënon sulmin rus në Rumani: Goditja me dron ndaj civilëve, përshkallëzim i rrezikshëm i luftës së Moskës
Shqipëria ka reaguar pas sulmit me dron rus në qytetin Galați të Rumanisë, ku një ndërtesë banimi u godit dhe mbetën të plagosur civilë, mes tyre edhe një i mitur. Përmes një deklarate zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse. Në reagim, Shqipëria shprehu solidaritet të plotë me popullin dhe autoritetet rumune, ndërsa theksoi se pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po kërcënojnë gjithnjë e më shumë sigurinë e civilëve edhe përtej kufijve ukrainas. Gjithashtu, Ministria nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata e...
Burimi:
javanews.al