Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se rezoluta nuk është thjesht një dokument formal, por një qëndrim i qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. “Rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal. Është një qëndrim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë,” shkroi Nufi. Ai kujtoi se regjimi iranian ka përdorur instrumente terroriste dhe mjete hibride për të shtrirë ndikimin e tij, përfshirë edhe rajonin tonë. Ministri solli në vëmendje sulmin kibernetik të vitit 2022 ndaj institucioneve shtetërore, si dhe sulmin e fundit ndaj Parlamentit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm ndaj një vendi anëtar...
Burimi:
javanews.al