Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!
Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Suela Janina, shprehu sot shqetësimin e thellë të Shqipërisë për situatën në Iran pas protestave antiqeveritare që kanë lënë mbi 5000 viktima. Duke folur gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit i OKB-së të premten, Janina dënoi me forcë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve paqësorë që kundërshtojnë regjimin e Ajatollahëve. “Shqipëria shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën në Iran, veçanërisht në kontekstin e protestave paqësore që nisën më 28 dhjetor 2025. Ne dënojmë fuqishëm përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësorë, që ka sjellë si pasojë mijëra viktima, plagosje masive dhe përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve të tjera të ndaluara, në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, tha ajo. Ambasadorja shqiptare ngriti gjithashtu...
Burimi:
javanews.al