Shoqëria civile në deklaratë të përbashkët: Shpifja dhe fyerja duhet të dekriminalizohen për të gjithë
Një koalicion i gjerë organizatash të shoqërisë civile dhe medias ka publikuar sot një Deklaratë të Përbashkët, ku i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes dhe të garantojë mbrojtje të barabartë të lirisë së shprehjes për të gjithë individët. Reagimi vjen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike më 21 janar. Organizatat mirëpresin forcimin e mbrojtjes penale për gazetarët në rastet kur ata kërcënohen apo sulmohen për shkak të ushtrimit të detyrës, por theksojnë se ndryshimet e miratuara nuk realizojnë dekriminalizim të përgjithshëm. Sipas deklaratës, përjashtimi nga përgjegjësia penale kufizohet vetëm për gazetarët “e regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm për veprën e shpifjes, duke lënë jashtë fyerjen dhe...
Burimi:
syri.net