Shkel ligjet dhe standardet e BE’/ PD denoncon sërish “Durana Park”

Shkel ligjet dhe standardet e BE’/ PD denoncon sërish “Durana Park”

Shkel ligjet dhe standardet e BE’/ PD denoncon sërish “Durana Park” Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ka denoncuar sërish projektin e Parkut Teknologjik “Durana”, duke e cilësuar atë në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Bashkimit Evropian. Në një deklaratë për mediat, Bozdo deklaron se që prej 13 janarit i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit për të marrë informacion mbi kompanitë e regjistruara virtualisht në parkun e Xhafzotaj, përfshirë pronarët dhe përfitimet fiskale. Sipas tij, pavarësisht detyrimit ligjor për përgjigje brenda 15 ditësh, institucionet nuk kanë kthyer përgjigje edhe pas afro tre muajsh. Ai akuzon qeverinë për mungesë transparence, ndërsa thekson se mazhoranca po tenton të miratojë me procedurë të përshpejtuar ndryshime të reja në ligjin për parqet teknologjike, pa konsultim...