SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

Biseda nostalgjike mes Edi Ramës dhe Nikollë Lesit, e transmetuar të enjten në mbrëmje në YouTube dhe e dedikuar për 35-vjetorin e gazetës Koha Jonë, e cila së bashku me Gazeta Shqiptare të Carlo Bollinos shënoi një revolucion në botën e informacionit shqiptar që në vitet e para të demokracisë, përveç kujtimit të etapave shpesh tragjike të përjetuara nga gazeta dhe gazetarët e saj, ka shfaqur një fotografi të pamëshirshme të Shqipërisë së Sali Berishës në vitet ’90. Për ta bërë edhe më të besueshme këtë dëshmi ka kontribuar pikërisht prania e Nikollë Lesit, të cilin sot askush nuk do ta përkufizonte si një gazetar socialist. Përkundrazi, Nikolla ka qenë madje pjesë e qeverisë së ish-armikut të tij, Sali Berisha, dhe sot lavdëron Çim Pekën si...