Shehu: Përfundon procesi zgjedhor në degën e PD në Memaliaj, mbyllet cikli në Gjirokastër
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në degën e PD në Memaliaj. Në një deklaratë publike, Shehu theksoi se me përfundimin e këtij procesi, Qarku i Gjirokastrës ka mbyllur ciklin zgjedhor në të shtatë degët e tij. Ai uroi zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së PD në Memaliaj, Florian Çela, duke i shprehur urimet më të mira për detyrën e re. Gjithashtu, ai përgëzoi edhe dy kandidatët e tjerë në garë, Dituri Kociu dhe Teme Rama, për pjesëmarrjen në proces. Reagimi i Tritan Shehut: Me përfundimin e zgjedhjeve të degës së PD në Memaliaj, Qarku i Gjirokastrës mbyll këtë proces në shtatë degët e tij. Urimet më të mira për Florian Çela, që...
Burimi:
syri.net