Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë
I ftuar në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, ish-deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehu, u ndal gjerësisht në çështjen e zgjedhjeve dhe kodit zgjedhor të propozuar nga opozita. Shehu theksoi se prej vitesh kemi kërkuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, që sipas tij, ndarja në 12 kolegje elektorale, është një sajesë e vitit 2008 që nuk i shërben më realitetit demografik të vendit. “Proporcionali kombëtar ka shumë avantazhe. Së pari, i jep mundësi të gjithëve të hyjnë në garë. Së dyti, një vend i vogël si Shqipëria nuk ka më kuptim të ketë një ndarje të tillë,” u shpreh ai. Ish-deputeti kërkoi hapjen e listave zgjedhore, duke theksuar se kjo mbetet një hipotezë deri në miratimin e kodit. Ai shtoi se LZHK është jashtë...
Burimi:
javanews.al