Shehaj pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit: Mblodhëm 100 mijë firma në mbrojtje të drejtësisë, moment historik
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është pritur nga zv.drejtori për Europën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se gjatë takimit e ka informuar zyrtarin e lartë amerikan për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore. Shehaj thekson se ka kërkuar mbështetjen e Amerikës për drejtësinë në Shqipëri, “sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave”. “Për dekada, ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm ka qenë fundi i pandëshkueshmërisë. Sot kjo po bëhet realitet. Si kurrë më parë,...
Burimi:
top-channel.tv