Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se qeveria po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku përmes Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj u shpreh se plani i kryeministrit Edi Rama, është t’i drejtohet Komisionit të Venecias, për të fituar kohë.  Shehaj iu drejtua edhe kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke i thënë se edhe atij do i vijë fundi.  “Tani, lajmi i ditës duhet të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e Edi Ramës, për ndalimin e pezullimit të Belinda Ballukut, zëvendës së tij, të cilën SPAK e ka kapur duke vjedhur dhe duke abuzuar me paratë e qytetarëve. Por lajmi nuk ishte ky, lajmi ishte shkarkimi i drejtorit të 16 të Kadastrës së Vlorës në pak vite. 16 drejtorë të Kadastrës, ose janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqje,...