“SHBA do ta marrë Groenlandën pa luftë”, ekspertja: NATO do bëhet palë…
Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet më të fundit në arenën globale, duke u ndalur te arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga SHBA, si edhe te ambiciet amerikane për Groenlandën. Sotiri theksoi se interesat ekonomike dhe kombëtare po rikthehen fuqishëm në qendër të politikës ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën aktuale si një “luftë të hapur ekonomike”, ndërsa përjashtoi mundësinë e një konflikti ushtarak konvencional, duke nënvizuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë strategjike të Groenlandës në balancat globale. “Unë besoj që SHBA do e marrë Groenlandën. Nuk do të ketë një luftë konvencionale. Më duket sikur po jetojmë në një lojë këto ditë. Ai territor atje është shumë i rëndësishme jo vetëm...
Burimi:
javanews.al