“Seancat të çbunkerizohen”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Metës është politik, pa prova dhe fakte, Rama të mos bëjë…

“Seancat të çbunkerizohen”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Metës është politik, pa prova dhe fakte, Rama të mos bëjë…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj kreut të kësaj force politike, Ilir Meta, është një “proces politik” dhe se ndaj tij, sipas tij, nuk ekzistojnë prova. Blushi, i ftuar në nje studio televizive, u shpreh se Meta po mbahet në qeli padrejtësisht dhe se hetimet dhe vendimet e lidhura me çështjen e tij janë të ndikuara politikisht. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se procesi është i orkestruar politikisht dhe se nuk ka një dosje konkrete penale ndaj Metës. Sipas Blushit, çështja ndaj ish-presidentit është “farsë” dhe synon, sipas tij, të dëmtojë figurën e tij publike dhe politike. Ai shtoi se Meta është “i pastër para ligjit” dhe se, sipas tij, akuzat ndaj tij nuk mbështeten...