Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën publike që zhvillohet këtë të enjte, në Gjykatën Kushtetuese, pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur konfliktin e kompetencave për pezullimin e ushtrimit të detyrës së zv/kryeministres Belinda Balluku si anëtare e Këshillit të Ministrave. Në një njoftim për mediat, GJKKO e argumenton këtë vendim duke thënë se një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në proces në një gjykim kushtetues, pasi kjo do të cënonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor. “Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet...