Seanca në themel për Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës nuk merr pjesë/ I pranishëm Prokurori Ols Dado
Ditën e sotme në GJKKO ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Ai përmes një deklaratë ka thënë se “nuk paraqitet me pretendimin se nuk ka seancë paraprake”. Ndërkohë mësohet se për Veliajn është njoftuar edhe drejtoria e burgjeve. Trupa gjyqësore shqyrton cështjen në themel përbehet nga Engjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Në këtë seancë është i pranishëm prokurori i çështjes Ols Dado. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një...
Burimi:
sot.com.al