Seanca në GJKKO, Meta akuza të forta drejt SPAK për fshehje të provave për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar akuza në drejtim të SPAK gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO. Në dëshminë e tij të zbardhur brenda sallës së gjyqit, Meta u shfaq i revoltuar, duke e cilësuar procesin ndaj tij si tërësisht të politizuar dhe të bazuar në manipulime. Meta akuzoi prokurorët se kanë mbajtur të fshehura letërporositë e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që saktësonin faturat e lobimit me “McKeon Group”, ndërsa u ndal sërish te mënyra se si u arrestua më 21 tetor, duke e quajtur një “rrëmbim zyrtar”. Ish-Presidenti deklaroi para trupit gjykues se është mashtruar me shifrat e lobimit në SHBA, duke tentuar të krijojnë një skandal për llogari të opinionit publik. “Jam shumë i revoltuar të...
Burimi:
javanews.al