Seanca e radhës ndaj Veliajt, avokati Ndreca paraqitet në GJKKO
Këtë të martë, 16 qershor, mbahet seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Avokati mbrojtës i tij, Plarent Ndreca është paraqitur në ambientet e GJKKO-së. Kujtojmë se më 27 prill, dosja e Veliajt u nda në dy fraksione, pasi u pranua kërkesa e 11 të pandehurve. Mes tyre, biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar. Theksojmë se procesi ndaj Veliajt do të jetë çdo të martë në orën 10:00.
Burimi:
javanews.al