“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe aktivistë në Berat, ku ka folur për protestën e tij të radhës kundër qeverisë së Edi Ramës,që do të mbahet në Tiranë, më 31 janar, në orën 18:00. Gjatë fjalës së tij, Lapaj e përshkroi kryeministrin si “hajdut” dhe “një njeri që ka frikë nga e vërteta”, duke deklaruar se protesta e thirrur prej tij do të jetë masive dhe e ndërtuar mbi qëndresën qytetare. “E vërteta e madhe është që ai drejton qeverinë më hajdute të Europës. Kjo është protesta e radhës që ne mendojmë se do të jetë masive. Është një model proteste që ka në themel të saj qëndresën qytetare përballë atyre që na vjedhin,” tha Lapaj. Ai...
Burimi:
javanews.al