Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit dixhital”, e ku sipas tij deklaron se “Edi Rama ka bërë një skandal, duke bllokuar udhëtimin e presidentit Bajram Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara”. “Një skandal i nivelit më të lartë! Të dashur miq, dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë. Edi Rama bllokoi dje udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara. Ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj etj. Por Rama në një...