Salianji sulmon Berishën në 1 vjetorin e disfatës së 11 majit 2025: I la demokratët rrugëve për 13 vjet

Salianji sulmon Berishën në 1 vjetorin e disfatës së 11 majit 2025: I la demokratët rrugëve për 13 vjet

Një vit pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, Ervin Salianji ka shpërthyer me kritika ndaj drejtimit të Partisë Demokratike, duke akuzuar Sali Berishën për mungesë reflektimi dhe përgjegjësie. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se pas humbjes historike të PD-së nuk pati as analizë reale, as projekt për të ardhmen dhe as ndryshim të kursit politik, sidomos pas faktit që rezultatet e një viti më parë, ishin më të dobëtat të shënjuara në historinë e PD-së që nga viti 1997. “1 vit nga humbja e Zgjedhjeve të Përgjithshme 2025. Asnjë reflektim, asnjë analizë reale. Asnjë përgjegjësi e marrë. Asnjë projekt i qartë për të ardhmen. Vetëm heshtje dhe vazhdimësi në të njëjtën rrugë që na kanë çuar drejt humbjeve...