“Salianji përdori siglën e PD për takime ku sulmon kryetarin”, Gjoni:  Partia ka nevojë për reformim, s’ka bërë..

“Salianji përdori siglën e PD për takime ku sulmon kryetarin”, Gjoni: Partia ka nevojë për reformim, s’ka bërë..

Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i ftuar një studio televizive, ka folur për zhvillimet e brendshme në PD, duke u ndalur te gara për drejtimin e partisë dhe përjashtimet nga procesi zgjedhor. Sipas tij, gara për kryetar është një proces normal dhe brenda rregullave statutore të partisë, ndërsa theksoi se askujt nuk i është mohuar e drejta për të garuar, por se çdo kandidat duhet të respektojë kornizat e përcaktuara. “PD ka rregulla dhe një statut që përcakton qartë kufijtë. Dy figura që janë përjashtuar nga gara janë përjashtuar më parë edhe nga partia,” u shpreh Gjoni, duke iu referuar vendimeve të brendshme të strukturave drejtuese. Ai komentoi gjithashtu rastin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke deklaruar se, sipas tij, individë që përdorin siglën e...