“Salianji kërkoi reagim që pas humbjes së 11 majit”/ Gazetarja: Analiza u shmang! Edhe sot nuk i drejtohet gjykatave…
Gazetarja Denada Kola, e ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te përplasjet e brendshme dhe gara për kryetar, ku i vetmi kandidat mbetet Sali Berisha pas mospranimit të kandidaturave të tjera. Ajo u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit, Ervin Salianji ishte ndër të parët që kërkoi analizë të rezultatit zgjedhor dhe reflektim brenda Partisë Demokratike. Sipas saj, Salianji kërkonte mbledhje dhe një analizë të thelluar të zgjedhjeve, si dhe organizimin e protestave dhe një strategji të qartë opozitare, por këto kërkesa nuk u adresuan nga drejtimi i PD. Ajo theksoi se, sipas saj, nga 11 maji deri në nisjen e lëvizjes së Salianjit nuk pati reagim të strukturuar nga Partia Demokratike mbi rezultatin...
Burimi:
sot.com.al