Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet kyçe
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për të zgjedhur forumet drejtuese të forcës më të madhe politike të opozitës. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin kryesinë e re dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të ripërtërijë ekipin drejtues. Edi Paloka, një prej figurave me më shumë eksperiencë në partia do largohet nga pozicioni i kryetarit të Keshillit Kombëtar. Në vend të tij, Berisha ka propozuar si kandidate dy zonja, aktoren Julia Emiri dhe Silva Hasaj. Për të qenë pjesë e kryesisë garojnë Ilir Alimehmeti, i cili pritet të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Gjithashtu garojnë ish-deputeti Lefter Gështenja, ish-kandidati për deputet Grigels Muçollari. 11 deputetët kryesorë të PD-së janë automatikisht anëtarë të...
Burimi:
vizionplus.tv