Sa qindra mijëra euro mori gjyqtari Genti Shala për të liruar Mirlindën e AKSHI-t?

Sa qindra mijëra euro mori gjyqtari Genti Shala për të liruar Mirlindën e AKSHI-t?

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI-t, ka ngritur një valë pikëpyetjesh mbi integritetin dhe logjikën e drejtësisë së re përballë figurave që kanë menaxhuar qindra miliona euro. Edhe pse dosja e SPAK-ut e rreshton Karçanajn si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në skema korruptive me tenderat e teknologjisë, trupa gjykuese, e udhëhequr nga relatori Genti Shala, ka zgjedhur një qasje çuditërisht “bujare”. Në qendër të këtij debati publik nuk qëndron vetëm emri i të akuzuarës, por roli i gjyqtarit relator, i cili ka pasur peshën kryesore në filtrimin e provave dhe orientimin e kolegëve drejt këtij vendimi. Ndërkohë që për bashkëpunëtorët e tjerë në të njëjtën dosje,...