Rruga drejt BE-së! Dhuka: Shqipëria duhet të plotësojë 101 kushte. Rama: Siguria ushqimore “sfida e sfidave”
Edi Rama TIRANË-Kryenegociatorja e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka njoftuar se vendi po punon tashmë për mbylljen e kapitujve. Gjatë fjalës së saj në tryezën qeveritare me praninë dhe të kryeministrit Edi Rama, Dhuka u shpreh se Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, ku thekson se puna është komplekse. Kryenegociatorja ka njoftuar se Shqipërisë i janë dhënë tashmë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj. Majlinda Dhuka: Ne kemi filluar përmbylljen e negociatave. Edhe gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe për mbylljen e negociatave. Shqipëria është proaktive dhe kjo është arsyeja pse arrin që të lëvrojë gjithmonë në kohë të gjitha detyrimet. Sigurisht, puna është komplekse, që do të thotë se shtrihet në shumë...
Burimi:
zeri.ai