Rruga drejt BE, Rama: Ecim me hapa konkretë! Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve

Rruga drejt BE, Rama: Ecim me hapa konkretë! Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve

Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij bëri një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurtë për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane “Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha kryeministri Edi Rama.  Ndërsa Kryenegociatorja e...