‘Rritja e çmimit të naftës i vë ‘lakun në fyt’ transportit publik’/ Kryetari i Shoqatës: Do ndërpresim shërbimin
Transporti publik në Shqipëri ndodhet në prag të kolapsit, i gjendur përballë një krize të thellë financiare si pasojë e rritjes stratosferike të çmimit të karburantit. Përfaqësues të sektorit ngrenë alarmin se situata është bërë e papërballueshme dhe kërcënon drejtpërdrejt vazhdimësinë e shërbimit për qytetarët, duke paralajmëruar ndërprerje të linjave dhe mosrespektim të frekuencave. I ftuar mëngjesit e sotëm ne'Kafe Shqeto, Dashnor Memaj, kryetar i shoqatës së transportiturban dhe ndërqytetas tha se nafta përbën rreth 40 deri në 45 për qind të kostove totale operacionale, çka do të thotë se çdo luhatje, sado e vogël, ndikon drejtpërdrejt te cilësia dhe qëndrueshmëria e shërbimit. Sipas tij, rritja e çmimit nga rreth 145 lekë për litër para fillimit të luftës në Ukrainë, në mbi 200 lekë, një rritje...
Burimi:
syri.net