Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë, duke forcuar mbështetjen për efektivët dhe investimet në modernizimin e institucionit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë për rritjen e mbështetjes për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane. “Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i...
Burimi:
javanews.al