Rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin/ Zbardhet i plotë raporti i PS, për Belinda Ballukun
Zbardhet raporti i plotë i mazhorancës në Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet, ku i kërkohet Kuvendit që të mos miratojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj. Në raport thuhet, ndër të tjera, se ndaj Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion dhe se nuk ekziston rreziku i arratisjes apo i prishjes së provave, siç pretendohet nga SPAK. Sipas dokumentit, masa e sigurimit personal për pezullimin nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më pasoja juridike reale, pasi Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive. “Për rrjedhojë, masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe narrativa...
Burimi:
sot.com.al