Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e saj të arsyetuar lidhur me padinë e ngritur nga jo më pak se një e katërta e deputetëve të Kuvendit. Opozita parlamentare i u drejtua Gjykatës për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kompetence me Kuvendin, pasi ky i fundit kishte bllokuar ngritjen e dy komisioneve hetimore: atë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dhe atë për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit 2025. Përmes këtij vendimi të zbardhur, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së deputetëve, duke i dhënë të drejtë pakicës parlamentare vetëm për njërën nga dy çështjet e ngritura. Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese? Vendimi i arsyetuar i trupës gjykuese ndan fatin e dy komisioneve hetimore të kërkuara...
Burimi:
javanews.al