Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

Socialistët votuan kundër kërkesës së Partisë Demokratike për të zhvilluar një debat të posaçëm në Parlament së pari për kërkesat e protestuesve dhe së dyti për rezolutën e Parlamentit Europian. Gjithashtu mazhoranca ka hedhur poshtë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për kërkesat e protestuesve.  “Ne nuk mund të sillemi sikur ata qytetarë që protestojnë prej 25 apo 26 ditësh nuk ekzistojnë. Janë qytetarë shqiptarë, pavarësisht se kë kanë votuar, kanë votuar një apo dy apo tre, apo më shumë përfaqësues në atë kuvend me 140 deputetë. Mirëpo Taulant Balla dhe Edi Rama është mësuar që në Kuvend të bëjë vetëm zëdhënësin e interesave të grupeve kriminale, ku gjatë këtyre 14 viteve, në një ditë të vetme, nuk janë përpjekur të bëjnë zëdhënësin apo përcjellësin,...